LajmeMaqedoniTopLajm

Afrim Gashi në Prishtinë takon presidenten Vjosa Osmani

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi bashkë me nënkryetarin e Kuvendit dhe deputetin Hysni Ismaili, nënkryetarin e Alternativës Admirim Aliti dhe deputeten Safije Sadiku Shaini, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Prishtinë ku ka takuar presidenten e Kosovës, znj.Vjosa IOsmani me të cilën kanë diskutuar rreth bisedimeve me Serbinë. Kryetari Gashi i ka shprehur presidentes Osmani mbështetjen e subjektit që ai përfaqëson, shkruan Top24

“Shpreha mbështetjen tonë për Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë. Presim që palët të arrijnë marrëveshje me njohjen e pavarësisë së Kosovës në thelbin e saj. Siguria dhe stabiliteti i rajonit janë prioritet për Alternativën. Theksova nevojën për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e shkëmbimit tregtar, por edhe thellimin e bashkëpunimin në fushat e arsimit dhe kulturës.” tha Afrim Gashi kryetar i Alternativës.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close