LajmeMaqedoniTopLajm

Durmishi: Transformimi digjital dhe IA janë thelbësore për rritjen e ekonomisë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, theksoi se transformimi digjital dhe inteligjenca artificiale janë faktorë kyç për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe zhvillimin afatgjatë ekonomik.

Duke folur në panelin “Transformimi i së ardhmes: Strategjia Digjitale për një Shoqëri Moderne”, Durmishi nënvizoi se startapet me potencial të lartë janë ndër nxitësit kryesorë të inovacionit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

“Së bashku me sektorin privat dhe akademinë po ndërtojmë një ekonomi digjitale, moderne dhe konkurruese”, deklaroi ministri Durmishi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close