LajmeMaqedoni

9 vjetori i UNT-së, Zekolli: Dija është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri sonte mori pjesë në akademinë solemne në nderë të shënimit të 9-të vjetorit të Universitetit  “Nëna Terezë” në Shkup. Zekolli në një postim shkruan se “dija është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja”, shkruan Top24

Kaltrina Zekolli Shaqiri

Dija është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja.

Sot, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shënoi 9 vite rrugëtim të mbushur me ide, përkushtim dhe guxim për të menduar ndryshe. Një hapësirë ku studimi bëhet frymëzim, ku të rinjtë rriten dhe ku inovacioni merr formë çdo ditë.

Të jesh pjesë e këtij universiteti do të thotë të kontribuosh në ndërtimin e mendjeve të reja dhe të një shoqërie më të fortë përmes dijes. Urime për 9 vite punë dhe përkushtim në zhvillimin e dijes, si dhe për gjithçka që po ndërtohet për të ardhmen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close