LajmeMaqedoniTopLajm

Durmishi: Kemi ulur harxhimet e luksit, kemi rritur buxhetin për nevojat e qytetarëve

Në buxhetin e vitit 2023 të Komunës së Tetovës, shpenzimet për udhëtimet zyrtare janë ulur nga 8 milion në 800 mijë denar, dhe kjo dëshmon se ne kemi planifikuar një buxhet zhvillimor dhe buxhet për qytetarët. Përfundimisht nuk ka më buxhet luksi siç ka qenë më herët, por ka buxhet për nevojat e qytetarëve tha në seancën e e Këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi kryetar këshillit të Komunës. Po ashtu ai, duke folur për planifikimin e buxhetit theksoi se me propozimet e tyre drejtpërsëdrejti janë të inkuadruar edhe qytetarët të cilët në debatet publike kanë dhënë propozimet e tyre. Në anën tjetër tash kemi vetëm 69 persona të angazhuar me kontratë në krahasim me periudhën kur me komunën ka drejtuar BDI-ja, e cila ka angazhuar mbi 500 me kontratë e mos të flasim për keqpërdorimet tjera të buxhetit që janë bërë tha Durmishi.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close