LajmeRajonTopLajm

Maloku: Pas vitit të ri do të vendosim për dorëheqjet e prokurorëve serbë

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku në konferencën vjetore për medie, ku prezantoi punën një vjeçare të KPK-së, ka komentuar ndryshimin e masës së sigurisë për ish-policin serb, Dejan Pantiq. Ai tha se nuk është përgjegjësi e Prokurorisë të sigurojë sjelljen e Pantiqit para organeve të drejtësisë.

Gjatë kësaj konference, Maloku tha se në vitin 2022, kanë shënuar efikasitet në luftim të korrupsionit dhe krimit ekonomik, ndërsa si sfida për këtë institucion, tha se ishin dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit për çka tha se është përgjegjësi e presidentes, Vjosa Osmani. Si sfidë, ai përmendi edhe vendimin për uljen e pagave për prokurorët.

Ndërsa, u shpreh se me shqetësim i kanë parë reagime e krerëve qeveritar karshi këtij vendimi.

Maloku: Nuk është përgjegjësi e Prokurorisë ta sjellë para organeve të drejtësisë të dyshuarin Pantiq

Ai theksoi se për këta prokurorë tashmë janë pezulluar edhe pagat.

Maloku: Pas vitit të ri do të vendosim në mënyrë meritore për këto dorëheqje

“Ka qenë dhe është për neve bukur një situatë jo fort e këndshme dhe komplekse Prokurorial Themelore në Mitrovicë ka pas pasojat më të rënda edhe për shkak të mungesës por edhe stafit administrative ne si Këshill kemi vendosur që këto dorëheqje t’i trajtojmë jo si dorëheqje që kanë ofruar menjëherë këta 10 prokurorë por kemi vendosur t’i trajtojmë secilën veç e veç dhe pas një analize ne do të kishim vendosur me vendime meritore që takon këshillit është në shqyrtim e sipër dhe menjëherë pas vitit të ri besoj pas pranimit të një analize që do i bëhen të gjitha dorëheqjeve pasi arsyetimet e këtyre dorëheqjeve nuk janë krejt të njëjta ndryshojnë ne besojmë që shumë shpejt do të vendosim në mënyrë meritore për këto dorëheqjet”, theksoi ai.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës edhe njëherë ka shprehur kundërshtimet e këtij institucionet karshi procesit të vettingut.

Sipas tij, ky proces me ndryshime kushtetuese sjell pasoja jo dobi.

Maloku: Nuk e përkrahim vettingun klasik ka pasoja, jo dobi

“Nuk e përkrahim një proces të vettingut klasik siç i themi ne për shkak se kemi menduar se më shumë ka pasoja se sa sjell dobi sistemit prokurorial dhe gjyqësor nuk e di çfarë dobie i sjell qytetarit nëse ndodh vetting që më tepër ka pasoja sesa dobi”, theksoi ai.

Kryesuesi i KPK-së u shpreh se gjatë vitit 2022, kanë hartuar planin strategjik të sistemit prokurorial 2022-2024 dhe pesë rregullore.

Kurse, po këtë vit, sipas Malokut, Këshilli ka zhvilluar të gjitha procedurat për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

Maloku: Kemi hartuar planin strategjik dhe rregullore

“KPK gjatë kësaj periudhe ka hartuar dhe miratuar planin strategjik të sistemit prokurorial 2022-2024, ky plan paraqet kornizën kryesore të planifikimit të politikave për menaxhimin e sistemit prokurorial të Kosovës në tre vitet e ardhshme. Këshilli gjatë vitit 2022 ka hartuar dhe miratuar 5 rregullore të cilat kanë të bëjnë me menaxhim të lëndëve përmes sistemit prokurorial me programin SMIL, zgjedhjen e drejtorit të Sekretariatit të KPK dhe atij të njësisë…Këshilli është në proces të riorganizimit të administratës së sistemit prokurorial me qellim të ngritjes së profesionalizmit dhe efikasitetit në punë. Gjatë periudhës raportuese Këshilli ka zhvilluar të gjitha procedurat për zgjedhjen e Kryeprokrurit të shtetit dhe kandidatin më të suksesshëm e ka dekretuar për dekretim tek presidentja e vendit”, theksoi ai.

Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku gjatë kësaj konference përmbyllëse, listoi edhe sfidat që kaluan përgjatë këtij viti.

Ai tha se dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit e vendimi për uljen e pagave kanë qenë sfiduese për sistemin prokurorial.

Maloku: Dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit dhe ulja e pagave sfidë për KPK

“Ndër sfidat kryesore me të cilat jemi ballafaquar janë mos plotësimi i përbërjes me dy anëtar jo prokuror edhe pse kjo nuk është përgjegjësi e Këshillit as përzgjedhja dhe as procedura teknike e shpalljes teknike, buxheti i pamjaftuar për të mbuluar të gjitha obligimet e krijuara, vonesa në dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, kushtet e vështira të pallatit të drejtësisë, ndërmarrja e aktiviteteve të shumta për mbrojtjen e pavarësisë së KPK vendimi i qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve”.

E gjatë këtij viti KPK ka pranuar gjithsej 9 kërkesa për fillim të procedurave disiplinore ndaj prokurorëve, derisa janë nxjerr 17 vendime displinore.

Kryesuesi i KPK-ës, Jetish Maloku tha se po ashtu kanë vlerësuar edhe performancën e prokurorëve për 61 prokurorë, prej tyre 28 janë vlerësuar me nivel mirë, 32 me nivel mjaftueshëm dhe 1 prokurorë me nivel të pamjaftueshëm.

Maloku: Gjatë vitit 2022 Këshilli Prokurorial ka pranuar 9 kërkesa për fillim të procedurave disiplinore

“Gjatë vitit 2022 Këshilli Prokurorial ka pranuar 9 kërkesa për fillim të procedurave disiplinore ndaj prokurorëve…gjatë kësaj periudhe Këshilli ka nxjerr 17 vendime disiplinore duke përfshirë edhe ato që janë bartur nga viti2021, ka shqiptuar 4 vërejtje jo publike me shkrim përfshirë 3 marrëveshje pastaj 4 vërejtje publike me shkrim përfshirë 2 marrëveshje, 3 vendime për transferim të përhershëm në prokuroritë tjera, katër vendime ku prokurorët janë liruar nga përgjegjësia 1 rast është pezulluar deri në përfundim të procedurës penale kurse 1 rast tjetër është themeluar paneli hetimor dhe ky proces është në shqyrtim e sipër”, theksoi ai.

Sipas Malokut, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shënuar rezultate dhe efikasitet edhe në luftim të korrupsionit dhe krimit ekonomik.

Maloku: Raportet tregojnë për efikasitet në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike

“Gjatë periudhës 9 mujore të vitit 2022 nga 380 raste të pranuara të korrupsionit ka zgjidhur 272 raste apo 72% të rasteve të pranuar sa i përket korrupsionit sa i përket krimeve ekonomike nga 303 raste të pranuara janë zgjidhur 224 raste respektivisht janë zgjedhur 74% të rasteve të pranuara. Nuk ka dyshim se raportet tregojnë për një efikasitet në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike”, tha ai.

Kryesuesi i KPK-së tha se gjatë vitit 2022 kanë filluar punën si prokurorë 7 persona, ndërsa edhe 22 të tjerë pritet t’i shtohen sistemit vitin e ardhshëm.

Këshilli Prokurorial i Kosovës gjatë këtij viti ka nxjerr më shumë se 180 vendime.

Related Articles

Back to top button
Close
Close