
Kryetari i këshillit të komunës së Tetovës, Besar Durmishi përmes një postimi në profiline tij në FB ka raguar ndaj kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska e cila u shpreh se në mbrëmjen e qytetit të Shkupit ka pasur shqiptarë që kanë perfomuar duke aluduar në Beni Shakiri i cili këndoi Maqedonisht. Durmishi në reagimin e tij shkruan se:
“Beni Shakiri mund të përfaqësojë kulturën shqiptare në Maqedoni, aq sa Danella Arsovska mund të përfaqësojë bullgarët. Të paktën Danella mund ti përfaqësoj bullgarët se ka edhe nënshtetësi bullgare edhe e flet gjuhën me siguri. A Beni se flet as gjuhën e asgjë se lidh me shqiptarët. Ky është nënçmim i madh për shqiptarët dhe për të gjith artistët shqiptarë”



