
Daut Haradinaj ka nderuar sot dëshmorët e shquar të Zonës Operative të Dukagjinit, Sali Çeku dhe Shefqet Mustafaj.
I shoqëruar nga bashkëluftëtarë të tij, Haradinaj ka bërë homazhe tek varri i dëshmorit Mustafaj në Kompleksin Memorial në Gllogjan dhe pranë shtatores së Sali Çekajt në qendër të Deçanit.
Sot me shumë bashkëluftëtarë nderuam heronjtë e kombit, Sali Çeku dhe Shefqet Mustafaj. Vendi ynë do të jetë krenar dhe i fortë sepse në themelet e tij janë heronjtë tanë. Ky vend ka pasur dhe ka ende djem e vajza që në çdo kohë janë të gatshëm në mbrojtje të Atdheut. Lavdi 12 dëshmorëve që më 19 prill ranë në Koshare, ballë për ballë me forcat e armikut.



