
Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ndodhet në “Trump Tower” në New York, ku do të luhet edhe finalja e madhe mes Spanjës dhe Argjentinës. Njëra prej dy përfaqësueseve do të sigurojë gjithashtu statusin më unik në botë.


Në një reagim të publikuar në profilin e tij, kreu i FSHF-së vlerësoi lart organizimin e turneut, i cili për herë të parë u zhvillua në tri vende të ndryshme: SHBA, Meksikë dhe Kanada.


“Një rrugëtim i jashtëzakonshëm, nga vizioni e deri te realizimi i këtij turneu që dëshmoi edhe njëherë një të vërtetë të madhe: Futbolli bashkon botën”, shkruan Duka.



Ai ka publikuar gjithashtu pamje nga takimi me kreun e Shtëpisë së Bardhë, si edhe nga konferenca ku foli presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.









