LajmeRajonTopLajm

Dritan Abazoviç merr kërcënime për jetën dhe familjen e tij

Zëvendës-kryeministri malazez Dritan Abazoviç këtë të martë ka shkuar në prokurori ku ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me disa kërcënime që ai ka marrë së fundmi. Mediat malazeze bëjnë me dije se Abazoviç ka dhënë detaje në lidhje me kërcënimet që ka marrë në rrjetet sociale. Lajmi është konfirmuar edhe nga Kryeprokurori, Milivoje Katniç, i cili ka theksuar se në lidhje me këtë ngjarje kanë nisur hetimet. Më tej ai tha se pas mbarimit të të gjitha hetimeve të nevojshme do të përcaktohet nëse çështja është nën juridiksionin e prokurorit special për ta marrë përsipër apo jo. Lajmin për kërcënimin e Liderit të URA-së e kanë dhënë përfaqësuesit e grupit parlamentar të saj. Ata thanë se Abazoviç mori kërcënime të shumta në rrjetet sociale për jetën dhe familjen e tij./abcnews.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close