SportTopLajm

Dridhet Madridi,babai i Haalandit bashkë me Raiolen janë në zyrat e klubit blaugran

Menaxheri Mino Raiola dhe babai i Erling Haaland, AlfInge Haaland, kanë mbërritur në qytetin e Barcelonës të enjten, për të biseduar rreth kalimit të mundshëm të yllit norvegjez në Barcelonë.

Duke se Barcelona e ka shumë seriozisht për sulmuesin e Borussia Dortmundit Erling Haaland. Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta, e ka bërë të qartë tashmë se dëshiron ta forcojë skuadrën me sulmuesin e Borussia Dortmundit.

 

Gazeta Sport në Katalonjë ka zbuluar se Alf-Inge Haaland dhe Mino Raiola kanë mbërritur në Barcelonë. Raportohet se një përfaqësues i Laportës i ka marrë ata në aeroport.

Haaland është njëri prej sulmuesve me të ardhmen më të ndritur në botë dhe kërkohet nga shumë klube tashmë.

Ai i ka shënuar 33 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat për Dortmundin deri tani këtë sezon.

Related Articles

Back to top button
Close
Close