LajmeMaqedoniTopLajm

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Transport, Rufan Hyseini: Nëse autobusi nuk ka pasur licencë, është dashur të kthehet në kufij

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Transport, Rufan Hyseini, në një deklaratë për “Sloboda TV”, ka folur për aksidentin në Bullgari, në të cilin kanë humbur jetën 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Ligjit për transport, Drejtoria e doganave në pikëkalimet ka autorizim dhe duhet ta kthejë transportuesin, nëse nuk posedon licencës, thotë Hyseini.

“Nëse autobusi me të vërtetë nuk ka pasur licencë, në pikëkalimin kufitar Deve Bair nuk është dashur ta lëshojë shtetin. Megjithatë mendojë se ky lëshim nuk ka ndikuar mbi aksidentin. Organet kompetente të Bullgarisë si arsye për aksidentin i theksojnë kushtet në rrugë, gjendjen e automjetit dhe faktorin njeri. Askush nuk e përmendi licencën. Por duhet ta ketë, ne do të kontrollojmë se përse nuk e ka, por kjo nuk është faktor vendimtar në këtë aksident”, ka theksuar Hyseini. /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close