LajmeMaqedoniTopLajm

Drejtori i fondit Abdush Demiri takon ministren Shahparska

Drejtori i Entit për punësim Abdush Demiri sot ka realizuar takim me ministren e punës politikës sociala Jagoda Shahparka.
Sot, zhvillova një takim pune me Ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska.
Qëllimi i takimit ishte finalizimi i aktiviteteve të nevojshme për miratimin e Planit të ri Operativ për masat dhe programet aktive për punësim dhe shërbimet e tregut të punës për vitin 2021. Në takimin e ndjekur nga shërbimet profesionale të të dy institucioneve, u theksua se Plani i ri Operativ është konceptuar dhe përgatitur në përputhje me kërkesat dhe nevojat e personave të papunë dhe punëdhënësve, në mënyrë që të jepet #Shans për të gjithë.
Drejtori i APRMV-së Abdush Demiri dhe përfaqësuesit e shërbimeve profesionale të Agjencisë, u zotuan në krijimin e Planit Operativ që të meren parasysh nevojat e shprehura nga të papunët dhe punëdhënësit gjatë vitit të kaluar, përmes 30 Qendrave të Punësimit të APRMV-së, ku ata marin shërbimet e nevojshme.
Mbajtësi i Planit Operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbimet e tregut të punës për vitin 2021, është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa zbatuesi është Agjencia e Punësimit të RMV-së, dhe realizimi do të fillojë së shpejti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close