LajmeMaqedoniTopLajm

Zaev: Regjistrimi nuk do të ndikoj në procesin zgjedhor, mërgimtarët nuk e humbin të drejtën e tyre të votës

Propozim Ligji për regjistrimi i popullsisë sipas të cilit parashikohet që të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë jashtë vendit për më shumë se një vjet të regjistrohen si banorë jo-rezident, sipas kryeministrit Zoran Zaev nuk do të ndikoj në procesin zgjedhor. Ai sqaron se këto qytetarë do të mund të votojnë në diasporë, në rast se paraprakisht janë regjistruar për ta realizuar të drejtën e tyre të votës, ose në të kundërtën u mbetet që të votojnë në vendlindje, por megjithatë asesi nuk e humbin të drejtën e tyre të votës.

“Gjithsesi se jo, edhe deri tani diaspora jonë kishte të drejtën për votim, të votoj në diasporë, atje ku është apo në shtëpi. Në rast se e shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe regjistrohen me kohë sipas ligjit që të votojnë në diasporë, atëherë voton në diasporë, në rast se nuk regjistrohet atëherë i mbetet vetëm e drejta e parë, a ajo është që të votoj në vendvotimin në vendlindje. Kështu që procesi i regjistrimit aspak nuk do të ndikoj në procesin zgjedhor”, deklaroi Zoran Zaev,m kryeministër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close