
Drejtori gjeneral i HRMV Transport SHA-Shkup, z.Majan Vejseli eka filluar vitin duke pritur përfaqësues së ambasadës së SHBA-ve në Shkup, Këshilltarin për çështje ekonomike të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës z.Ryan Millers dhe Specialistin Komercial të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës z.Arben Gega, shkruan Top24.
“Gjatë takimit u diskutua rreth gjendjes aktuale dhe mundësive të zhvillimit të HRMV Transport SHA-Shkup. Në fokus të bisedës ishin mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet HRMV Transport SHA-Shkup dhe kompanive Amerikane” tha drejtori i HMV, Majan Vejseli./Top24