
Drejtoresha e galerisë së Arteve në Tetovë, Arbenita Meta ka vazhduar me ngritjen e profesionalizmit të kësaj galerie duke bërë bashkë dy gjimnazet ate të Tetovës “Kiril Pejçinoviq” dhe të Prishtinës “Xhevdet Doda”, shkruan Top24
“Në kuadër të bashkëpunimit arsimor dhe kulturor ndërmjet institucioneve edukative të dy qyteteve, bashkë me stafin e I.N. Galerisë së Arteve në Tetovë pata nderin të mirëpres drejtorin e gjimnazit “Xhevdet Doda” nga Prishtina, z. Isak Bregaj, dhe drejtorin e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” nga Tetova, z. Jeton Kamberi, të shoqëruar nga nxënësit dhe stafi i tyre pedagogjik.” tha drejtoresha Meta.
Meta më tej shton se mysafirët u informuan për historinë dhe funksionimin e institucionit nga Kuratori Këshilltar, z. Behar Ferati. Gjithashtu, patën mundësinë të shihnin nga afër ekspozitën mbresëlënëse të artistit Nikollë Nikprelaj, veprat e të cilit pasqyrojnë kontrastet e thella mes traditës dhe modernitetit, ngjyrave të ndezura dhe toneve të errëta. Vizitat e tilla në Galerinë tonë janë një mundësi e shkëlqyer për të edukuar nxënësit në vlerësimin e diversitetit dhe për t’u njohur me mënyrat se si arti reflekton shoqërinë, historinë dhe kulturën.



