MaqedoniTopLajm

Dr.Memedi : Aleanca për Shqiptarët mbështet regjistrimin,regjistrimi për diasporën filloi në mënyrë kaotike

Kryesuesi i këshillit të Komunës së Gostivarit njëherit edhe ligjerues në Fakultetin e Shkencave Mjeksore Dr.Besim Memedi u shpreh:

“Kur filloi regjistrimi për diasporën, qytetarët nga jashtë më kontaktuan se regjistrimi filloi në mënyrë kaotike.Ne po ndihmojmë si parti politike që të kemi sukses në regjistrimin e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit ”, thotë Besim Memedi, Kryetar i Këshillit të Komunës së Gostivarit në panelin e diskutimit të CIVIL“ Regjistrimi: Statistikat, jo politika ”.

Nga pikëpamja politike, unë i përkas subjektit Aleancës për Shqiptarët dhe ne e mbështesim këtë regjistrim dhe kam përshtypjen se ky regjistrim do të mbahet.

Ekziston një rritje në numrin e të prekurve me Covid, por kur u miratua ligji ne ishim në valën e dytë, dhe tani çfarë po ndodh ne mund të hyjmë në valën e tretë. Ne duhet t’i motivojmë qytetarët të mbajnë këtë regjistrim. Si mjek unë bëj thirrje kur do  të shkohet nëpër shtëpitë që dihet se ka raste pozitive,të shkohet mirë të përgatitur për të mos infektuar askënd tjetër, duke respektuar të gjitha masat dhe protokollet për mbrojtje kundër Covid-19.

Unë do ta vlerësoja regjistrimin nga 1 në 5 për të qenë i sigurt 3 (mirë).

Related Articles

Back to top button
Close
Close