LajmeMaqedoni

Dorëzohen “Stryker”-ët nga SHBA! Po bëhen trajnime të pilotëve për helikopterët “Leonardo”

Më 6 korrik, në portin e Selanikut pritet të mbërrijnë pjesa e mbetur e automjeteve të lehta të blinduara “Stryker” nga SHBA-ja, ndërsa deri në fund të korrikut të mbërrijnë në vend, me ç’rast do të përmbyllet i gjithë procesi i marrëveshjes me SHBA-në me vlerë pothuajse 339 milionë euro, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajllovski.

“Marrëveshjet e reja që kemi me SHBA-të, të informoj se nënshkruam marrëveshje për furnizimin me armatim të lehtë këmbësorie, sisteme pa pilot “Puma” dhe “Raven”, pajisje për mbrojtje kibernetike për njësitë e Grupit të Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë, pajisje për mbrojtje kibernetike për Ministrinë e Mbrojtjes, pajisje JTAC për mbështetje të afërt ajrore, radiopajisje, modernizimin e Qendrës Simuluese në Veles”, tha Vlado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes.

Po ashtu është nënshkruar edhe marrëveshja për sistemet kundërtanke “Javelin”, dorëzimi i të cilave pritet të fillojë vitin e ardhshëm. Ministri i Mbrojtjes përmendi gjithashtu se kanë mbërritur sistemet e artilerisë “Boran” nga aleatja Turqia, si dhe një pjesë e pajisjeve “Mistral 3”, proces që pritet të përfundojë deri në fund të vitit.

Nga ana tjetër, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-major Sashko Lefçiski, informoi se janë në zhvillim trajnimet për pilotë dhe teknikë për helikopterët ushtarakë shumëqëllimësh të kompanisë italiane „Leonardo“, prej të cilëve dy të parët duhet të mbërrijnë deri në fund të vitit.

“Paketa parashikon që trajnimi fillimisht të zhvillohet atje, ndërsa, ashtu si do t’i marrim helikopterët, do të trajnohen shtesë edhe pilotë dhe teknikë. Kjo është faza e parë. Kur të fitojnë përvojën e nevojshme dhe certifikatat e nevojshme, atëherë nuk ka asnjë problem që këtë trajnim ta realizojmë edhe këtu”, pohoi gjeneral-major Sashko Lafçiski.

Lafçiski theksoi se gjendja në Wing-un e Aviacionit është lëvizur nga pika e vdekur dhe se gjërat po ecin në drejtim pozitiv. Po punohet gjithashtu që avionët shkollorë, të cilët janë pjesë e Wing-ut të Aviacionit, të aftësohen dhe të përdoren për përgatitjen e pilotëve të rinj.

Këto, Misajllovski dhe Llafçiski i thanë në konferencën e përbashkët për media ku prezantuan raportin për mandatin e tyre dyvjeçar, ku folën edhe për arritjet e tjera të aramatës, personelin si dhe buxhetin për mbrojtjen, i cili sipas ministrit, është në gjendje të shkëlqyer, ndërsa në pjesën e investimeve në infrastrukturë tha se, nga 12 milionë eurot e planifikuara, deri më tani janë realizuar projekte me vlerë mbi 3,1 milionë euro.

Related Articles

Back to top button
Close
Close