LajmeSport

Donjeta Sadiku triumfon në Taranto 2026, avancon në gjysmëfinale

Donjeta Sadiku ka shënuar një fitore të madhe në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë.

Boksierja triumfoi ndaj turkes Esmanur Lok, pas një dueli të fortë dhe të luftuar deri në sekondat e fundit.

Sadiku u pa edhe e gjakosur në disa momente të meçit, por kjo nuk e ndaloi të vazhdonte luftën dhe të kërkonte fitoren.

Pas përfundimit të raundit të tretë, gjyqtarët ia dhanë fitoren me pikë boksieres, e cila tashmë ka siguruar medaljen e bronztë dhe një vend në gjysmëfinale.

Sadiku do të rikthehet nesër në ring, ku do të luftojë për një vend në finale dhe për mundësinë që medaljen e bronztë ta shndërrojë në të argjendtë ose të artë.

Një tjetër paraqitje e madhe për boksieren në arenën ndërkombëtare dhe një medalje e sigurt për Kosovën në Taranto.

Related Articles

Back to top button
Close
Close