LajmeSport

Duo luksi në stol, Xavi merr zyrtarisht drejtimin e Holandës, Van Nistelrooy krahu i tij i djathtë

Xavi Hernandez ka nisur zyrtarisht kapitullin e tij të ri në krye të pankinës së kombëtares së Holandës.

Ish-trajneri i Barcelonës ka mbërritur për të nisur punën me përfaqësuesen e “Tulipanëve”, ku është pritur nga legenda e futbollit holandez, Ruud van Nistelrooy.

Ish-sulmuesi i njohur do të jetë pjesë e drejtpërdrejtë e këtij projekti të ri, pasi do të funksionojë si zëvendëstrajner i teknikut spanjoll. Bashkimi i dy emrave të mëdhenj të futbollit botëror shënon nisjen e një ere me pretendime të mëdha për kombëtaren holandeze, e cila kërkon të ndërtojë një grup fitues nën drejtimin e kësaj dysheje me përvojë të madhe në nivelet më të larta.

Related Articles

Back to top button
Close
Close