KulturëLajmeRajon

“Kadri Roshin e vrau ish-drejtori i Spitalit Ushtarak”/ Kliti i përlotur në “S’e Luan Topi”: Mjekët i bënë mjekim të gabuar

Aktori Kliti Roshi përkujton babanë e tij, Artistin e Popullit, Kadri Roshi.

Kliti Roshi hodhi akuza ndaj ish-drejtorit të Spitalit Ushtarak, të asaj kohe, i cili sipas tij u bë shkaktar për vdekjen e babait të tij.

“Kadriu u operua (në Greqi). Jetoi gati tre vite pas operacionit. Ditët e fundit, do ta quaja me gojën plot, nëse ka këllqe personi, ai e di shumë mirë për kë po flas të vijë ai personi, ndaç këtu e ndaç aty tek ju. Atë e vrau, me gojën plot, një person i vetëm. Ai e di shumë mirë. Ka qenë drejt i Spitalit Ushtarak, ku Kadriu u shtrua dhe u përkujdesën për të nëpërmjet interesit, si nga presidenti i asaj kohe Alfred Moisiu, ashtu edhe nga kryeministri Nano.

Iu la porosi që do të ndjekësh hap pas hapi, me gishtin tregues drejt tij, pra që ke përgjegjësi direkte ti për atë. Në fund Kadri Roshi përfundon me dëmtim të rëndë të veshit të mesit, që i jepte humbje ekuilibri, si rezultat i 24 flakon-streptomicinë. Atëhere këtij personi që i ishte ngarkuar kjo gjë, çfarë bëre. Iu bë jashtëzakonisht mjekim i gabuar, vdekjeprurës mund ta them. 24 flakonë, a je në binarë apo jo. Kjo e vrau, në kuptimin fizik, ai nuk lëvizte dot. Ishte i vdekur, i mbaruar, edhe në tualet donte shoqërues, nuk kishte ekuilibër”, u shpreh ai.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close