LajmeRajonTopLajm

Dodik pas sanksioneve nga SHBA-ja: Si popull, historikisht jemi sulmuar në festa të mëdha

Anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, ka thënë se vendimi i SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj tij është aq i pakuptimtë sa nuk di si ta komentojë.

“Ajo që bie në sy së pari është se ky vendim vjen në kohën para Krishtlindjes tonë ortodokse. Ne si popull historikisht jemi sulmuar pikërisht në festa të mëdha dhe e dimë se kush qëndron prapa këtyre vendimeve. E dyta që po më bie në mend është se vendi që bazohet në të drejtat e njeriut dhe lirinë e mediave (pra Amerika – shënim redaksional) po i sanksionon pikërisht mediat. Nëse ky nuk është sulm në media dhe në fjalën e lirë, atëherë nuk e di për çka po bëhet fjalë”, ka thënë Dodik kur është pyetur për ta komentuar vendimin e Departamentit amerikan të Thesarit.

Ai tha se gjëja e tretë që i shkon ndërmend është se është ndëshkuar sërish pa e ditur, sipas tij, pse, shkruan gazeta boshnjake Dnevni Avaz, transmeton Klankosova.tv.

“Herën e parë më thanë se po shkel Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, pa treguar se si e kam shkelur atë. Tani, siç dëgjoj, akuzohem edhe për korrupsion, derisa kundër meje nuk po zhvillohet asnjë procedurë penale për korrupsion në Bosnje dhe Hercegovinë dhe askund në botë”.

Departamenti Amerikan i Thesarit, në kuadër të Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja, ka vendosur sanksione për Millorad Dodik për shkak të aktiviteteve korruptive dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close