LajmeRajon

Ambasadori i ri amerikan vjen në Kosovë, ja çka kërkon ambasada nga kosovarët

mbasadori i ri i SHBA-së, Jeff Hovenier pritet që së shpejti të vij në Kosovë bashkë me familjen.

Ndërkaq për t’i bërë muajt e tij të parë në Kosovë më të paharrueshëm, Ambasada amerikane ka kërkuar ndihmë e qytetarëve për të rekomanduar vende që ai do të duhet të vizitonte.

Po ashtu, përmes një postimi në Facebook, ata kanë kërkuar që të rekomandohen edhe ushqime, aktivitete kulturore e vende të tjera që do të bënte qëndrimin e tij më të këndshëm.

“Derisa po presim t’i urojmë mirëseardhje ambasadorit të emëruar, Hovenier dhe familjen e tij në Prishtinë, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj që ditët, javët e muajt e tij të parë këtu të jenë të paharrueshme. Cilat vende i rekomandoni për t’i vizituar? Çfarë kuzhine lokale duhet të provojë? Cilat janë aktivitet kulturore që ai duhet të shoh? Cila është gjëja më kosovare që ai thjesht nuk duhet të humbasë?”, thuhet në postimin e ambasadës.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close