LajmeMaqedoni

Do t’u merret pasaporta, s’mund ta lëshojnë vendbanimin- Prokuroria kumton masat kundër dy shoferëve të përfshirë në aksidentin në autostradën Tetovë – Gostivar

Masa të kujdesit do t’u shqiptohen dy personave – shoferëve të dy veturave të përfshirë në aksidentin tragjik në autostradën Tetovë – Gostivar, ka propozuar Prokuroria Publike Themelore Gostivar.

Siç njoftojnë nga Prokuroria Publike Themelore, dy shoferëve do t’u merret edhe pasaporta, do t’u shqiptohet ndalesë për lëshim të vendbanimit dhe do të obligohen të paraqiten kohë pas kohe tek organi që e kryen hetimin.

“Bëhet fjalë për dy shoferë, sepse sipas njohurive të para një 19-vjeçar nga Vrapçishti me shtetësi maqedonase dhe sllovene ka ngasur makinë “Mercedes” me shpejtësi jashtë të lejuarës, kurse i dyti, 47-vjeçar nga Ohri me makinë “Hjundai” ka ndërmarrë aktivitete për ndryshim të korsisë pa kontrolluar paraprakisht se nëse mund ta bëjë atë pa i rrezikuar pjesëmarrësit tjetër në komunikacion”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë Publike Themelore.

Për të njëjtit ekziston dyshimi se mund të kenë kryer veprën penale – Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion.

Edhe nga PPTh-ja kanë konfirmuar se në këtë aksident jetën e ka humbur një person, ndërkaq kanë kumtuar se janë lënduar katër persona.

Related Articles

Back to top button
Close
Close