LajmeShowbiz

Do të shkriheni së qeshuri, Ylli Limanit i ndodh “incidenti” në studio, këngëtarja ndan videon

Këngëtarja e njohur, Orgesa Zaimi publikoi këngën e saj më të re me titull “Cunami” dy ditë më parë.

Për këtë projekt veror, ajo ka bashkëpunuar me disa prej emrave më të mirë muzikës si Aida Baraku, Armend Rexhepagiqi, Yll Limani dhe Fatjon Miftari.

Mirëpo, duket se përveç përkushtimit në punë, momentet më të bukura kanë qenë gjatë provave në studio.

Ka qenë Orgesa ajo që ka ndarë një video shumë funny, ku shihet Ylli Limani duke kënduar e kërcyer dhe në një moment rrëzon një pjesë të murit rrethues.

“Në punë e sipër ka edhe incidente!”, ka shkruar këngëtarja me plot humor, duke falenderuar Yllin dhe Fatjonin për punën./abcnews.al

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close