LajmeOpinion

“Do të ketë luftëra të reja”/ Komentohet paralajmërimi nga Knaus – ja çfarë kërkohet nga ndërkombëtarët!

Stabiliteti i Ballkanit tash e një kohë është në krizë nga Serbia dhe Rusia. Të dyja këto shtete në vazhdimësi kërkojnë në një mënyrë ose tjetrën të kërcënojnë sigurinë dhe paqen.

Përballë këtyre kërcënimeve të vazhdueshme janë ndërkombëtarët të cilët duhet të reagojnë, në mënyrë që siguria të mos vihet në pikëpyetje.

Së fundmi është Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet thotë se kriza në Kosovë që e nxiti dhunën në veri “do të vazhdojë”, se kjo “nuk mund ta befasojë askënd” dhe se nëse Gjermania, Franca, BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja.

Knaus shkroi kështu në “X” duke marrë shkas nga deklarimi i djeshëm i Listës Serbe, e cila doli kundër votimit të 21 prillit për largimin e mundshëm të kryetarëve shqiptarë nga udhëheqja e katër komunave veriore.

“Duket si një krizë e cila filloi kur kryetarët e komunave nga lista serbe në veri të Kosovës dhanë dorëheqje në fund të vitit 2022, pikërisht në momentin kur Gjermania dhe Franca shtynë për pranimin e propozimit të tyre të normalizimit në Beograd për ‘njohjen de facto’, e cila u thellua kur lista serbe bojkotoi zgjedhjet e reja në vitin 2023, duke synuar krijimin e një vakumi ligjor në veri të Kosovës pa autoritete lokale ligjore fare, që nxiti dhunën më të keqe në një kohë të gjatë… do të vazhdojë. E cila nuk mund ta befasojë askënd”, shkroi Knaus.

Ai thotë se “shumë në të gjithë BE-në ende nuk e shohin ose pretendojnë se nuk e shohin këtë”, duke shtuar se kjo nuk zgjidhet me “Planin e rritjes”.

“Në vend të kësaj, lojtarët kryesorë në rajon presin dhunë të re dhe përgatiten për të. Nëse Gjermania, Franca, BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja. Dhe një dështim vërtet katastrofik të BE-së”, shkroi Knaus.

Mirëpo a po paralajmëron ndonjë skenar të Serbisë Knaus?

Mehazi: Nuk mund ta kap logjika e shëndoshë politike e diplomatike evropiane se si është e mundur të mos reagojnë ashpër ndaj Serbisë

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Sulejman Mehazi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close