LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ahmeti dhe kandidati për deputet nga Fronti Europian Valon Asani mbrëmë për vizitë në Bajnicë të Poshtme, në Debresh e Vrapçisht

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së Faton Ahmeti dhe kandidati për deputet nga Fronti Europian Valon Asani mbrëmë kanë vizituar fshatrat Bajnicë të Poshtme dhe Debresh, të cilët u mirëpritën nga kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi, shefi i shtabit zgjedhor, Nexhati Jakupi dhe shumë funksionarë dhe aktivistë të cilët qëndrojnë në ballë proceseve politike.

Më pas vizitën e vazhduan në komunën e Vrapçishtit ku u mirëpritëm nga kryetari i degës së BDI-së, Nebi Rexhepi dhe shefi i shtabit zgjedhor, Gajur Rushiti.

Në këto takime u diskutua për procesin zgjedhor që e kemi më 8 maj dhe rëndësinë që paraqesin këto zgjedhje, duke pasur parasysh udhëkryqin në të cilin gjendet shteti.
“Fronti Europian” brenda listave për deputetë ka njerëzit më të përgatitur dhe më profesionistë, të cilët e kanë dëshmuar veten edhe në të kaluarën.
Falënderoj të gjithë për mikpritjen, shkruan Ahmeti në një postim në rrjetet sociale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close