LajmeMaqedoniTopLajm

Osmani: Skandaloze deklarata e Siljanovskës! Kjo flet për mentalitetin hakmarrës të VMRO-DPMNE-së, që barazinë e sheh si humbje të monopolit

Skandaloze e quajti Bujar Osmani deklaratën që së fundmi e dha Gordana Siljanovska Davkova në Kumanovë, e cila tha se  “disa vepra kundër njerëzimit nuk vjetërsohen kurrë”, duke përmendur vitin 2001. Osmani tha se kjo flet për mentalitetin e VMRO-DPMNE-së.

“Është deklaratë skandaloze, e cila veçanërisht në këtë ditë të 2 majit ka prekur rëndë dinjitetin e çdo shqiptari, por jo vetëm shqiptare, edhe komuniteteve tjera që kanë përfituar nga ajo kryengritje, nga Marrëveshja e Ohrit, më tepër flet për mentalitetin hakmarrës, për shkak se për fat të keq, nerativin që e ofron VMRO-DPMNE, barazinë e sheh si humbje të monopolit dhe humbje të dominimit dhe si kërcënim për interesin maqedonas, që është në kundërshtim me interesin bazik maqedonas”, pohoi Osmani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close