LajmeRajon

“Ditëlindja jote na rikthen buzëqeshjen, dashurinë dhe mallin për ty”, Zemaj kujton Enisin

Ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj i ka uruar ditëlindjen vëllait të tij, Enisit, i cili ra dëshmor në luftën për lirinë e Kosovës.

Në Facebook, Zemaj tha se ditëlindja e Enisit, familjes së tyre ia rikthen çdo herë buzëqeshjen, dashurinë dhe mallin që e kanë për të, transmeton Klankosova.tv.

Pos tjerash, Astriti uroi ditëlindjen e Enisit me foton që ai e kishte shkrepur një ditë para vrasjes së tij, i cili u zu në pritë bashkë me axhën Tahir dhe Hasan Zemajn.

Related Articles

Back to top button
Close
Close