LajmeMaqedoniTopLajm

Dita e dëshmorëve, Mexhiti: Veprat e dëshmorëve janë dëshmi e gjallë e sakrificës dhe udhërrëfyes të përhershëm

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti përmes një postimi ka kujtuar ditën e dëshmorëve duke shënuar  “Dëshmorët janë busulla e atdheut e kurora e kombit, që na orientojnë sot e përgjithmonë në rrugën tonë drejt së ardhmes e përparimit. Duke qenë flakadanët e lirisë, veprat e dëshmorëve janë dëshmi e gjallë e sakrificës dhe udhërrëfyes të përhershëm”, shkruan Top24

5 Maji është Dita e Dëshmorëve, heronjve që nuk kursyen as jetën për të mirën e kombit.
Çdo 5 Maj, ne përkujtojmë me mirënjohje e përulësi dëshmorët e kombit tonë, të cilët u flijuan për idealet e lirisë e barazisë kombëtare. Dëshmorët janë busulla e atdheut e kurora e kombit, që na orientojnë sot e përgjithmonë në rrugën tonë drejt së ardhmes e përparimit. Duke qenë flakadanët e lirisë, veprat e dëshmorëve janë dëshmi e gjallë e sakrificës dhe udhërrëfyes të përhershëm.
Lufta e tyre për liri, drejtësi dhe barazi është një amanet që na obligon të punojmë përçdo ditë dhe të ecim përpara me dinjitet. Në këtë rrugëtim vazhdojmë me përkushtimin maksimal për të mbrojtur, mbështetur dhe siguruar familjet e dëshmorëve, si pjesa më e ndritur dhe më e nderuar e shoqërisë tonë.
Ky rrugëtim nuk do të ndalojë kurrë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close