LajmeMaqedoniRajonTopLajm

Distancimi i Mickoskit nga protesta e çlirimtarëve në Shkup, Syla: E papranueshme

Më 13 dhjetor nga ora 13:00 do të mbahet protesta e pestë me radhë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Por nga kjo protestë është distancuar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke thënë se nuk e mbështet këtë marsh, transmeton Klankosova.tv.

Këtë deklaratë, e ka quajtur të papranueshme nënkryetari i OVL UÇK-së Gazmend Syla.

“Ne nuk i kemi bërë ftesë zotëri Mickoskit të marrë pjesë në këtë protestë. Këto janë deklarata të ngjashme me të ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në vitin 2001, deklarata që nuk tregojnë unitet për të gjitha etnitet që jetojnë në Maqedoni të Veriut”, tha Syla.

Related Articles

Back to top button
Close
Close