
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani gjatë ditës së djeshme ka vizituar Dibrën ku është pritur nga kryetari i kësaj komune Fisnik Mela, shkruan Top24
Meidani e Mela diskutuan për për projekte që e afrojnë edhe më shumë këtë rajon me Shqipërinë, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në kulturë, arsim dhe identitet ku në fokus po ashtu ishte “One Stop Shop”, një hap që do të lehtësojë lëvizjen dhe do t’i japë një dinamikë të re ekonomisë dhe shkëmbimeve mes komuniteteve kufitare.
🇦🇱 Dje zhvillova një takim shumë të frytshëm me Kryetarin e ri të Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, ku diskutuam për projekte që e afrojnë edhe më shumë këtë rajon me Shqipërinë, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në kulturë, arsim dhe identitet.
Biseda u përqendrua te “One Stop Shop”, një hap që do të lehtësojë lëvizjen dhe do t’i japë një dinamikë të re ekonomisë dhe shkëmbimeve mes komuniteteve kufitare. Po aq të rëndësishme janë nismat kulturore e letrare, dhe mbështetja për diasporën dibrane, e cila luan një rol të jashtëzakonshëm në ruajtjen e gjuhës, traditës dhe lidhjes me atdheun.
Dibra mbetet një vatër e gjallë identiteti — një trevë me histori, karakter dhe një ndjenjë të fortë përkatësie.
Falenderoj Kryetarin Mela për librat e dhuruar mbi Dibrën dhe Skënderbeun, një kujtesë e çmuar për rrënjët dhe figurat që na formësojnë.



