LajmeShowbiz

“Disney” sjell në TikTok personazhet Darth Vader, Spider-Man dhe Moana

Gjigandi “Disney” ka arritur një marrëveshje të re me rrjetin social TikTok, e cila do t’u lejojë një grupi të përzgjedhur krijuesish të përdorin zyrtarisht personazhe dhe skena ikonike nga filmat dhe serialet e kompanisë.

Në këtë mënyrë, personazhe si Darth Vader, Spider-Man dhe Moana, së bashku me përmbajtje nga Marvel, Star Wars dhe Pixar, do të shfaqen në video të shkurtra të krijuara nga fansat në TikTok.

“Disney” e ka cilësuar këtë si marrëveshjen “e parë të këtij lloji”, duke pranuar ndikimin e madh që kanë krijuesit e përmbajtjes dhe komunitetet e fansave në promovimin e filmave dhe personazheve.

“Krijuesit janë në qendër të gjithçkaje që bëjmë në TikTok. Kreativiteti i tyre u jep filmave dhe serialeve një jetë të re përmes bisedave dhe përmbajtjes që fansat zbulojnë dhe shpërndajnë”, ka thënë drejtoresha globale e sektorit të argëtimit në TikTok, Dawn Yang.

Ajo ka shtuar se së bashku me “Disneyn”, po e sjellin kreativitetin autentik të komunitetit të TikTokut edhe në “Disney+”, duke u dhënë publikut një mënyrë të re për të përjetuar fuqinë e komunitetit të fansave.

Një pjesë e këtyre videove do të publikohen edhe në “Disney+ Verts”, platforma e re e “Disneyt” për video vertikale, e cila aktualisht është e disponueshme vetëm në SHBA.

Marrëveshja është realizuar në një kohë kur videot e shkurtra vazhdojnë të dominojnë rrjetet sociale dhe kompanitë e mëdha të argëtimit po bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë me krijuesit e përmbajtjes për të afruar brendet e tyre me publikun e ri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close