
Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim Liridon Disha përmes një postimi ka reaguar ndaj komunës së Tetovës e cila po largon kiosqet nga hapsirat në qytet. Disha në reagimin e tij ka shkruar:
Nëse Inspektorati Komunal paska 5.000 vendime për prishje të ndërtimeve pa leje, le të fillojë prej ndërtesave të partnerëve të tyre financiar të cilat kanë leje për P+6 ndërsa në realitet janë P+9.
Në vend se t’i prishin bizneset e qytetarëve që mbajnë familjet e tyre, le t’i sanksionojnë partnerët e tyre financiarë të mafiës urbane të cilët përfitojnë miljona euro duke betonizuar qytetin e duke shkaktuar kaos të paparë urbanistik.
#Turp



