LajmeMaqedoni

Disha: Komuna e Tetovës do ti pres mërgimtarët me karotecin që fërkon duart dhe …

Koordinatori i grupit të këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Tetovës, Liridon Disha përmes një postimi në profilin e tij ka shkruar se komuna e Tetovës këtë vit do ti pres mërgimtarët me faktura të grumbulluara 300% më të shtrejnta se vitin e kaluar, karotecin që fërkon duart se vijnë këta me tabela të huaja, shkruan Top24

1. Me faktura të grumbulluara 300% më të shtrejnta se vitin e kaluar.
2. Me mbeturina nëpër qytet.
3. Me qenë endacakë.
4. Me premtime të parealizuara.
5. Me Stadium gjysmë të prishur.
6. Me rrugë gjysmë-të nisura.
7. Me karotrecë që fërkojnë duart se vijnë tabelat e Gjermanisë e Zvicrës.
8. Me rradhë të gjata në kufi.
9. Me eliminim të mërgimtarëve nga regjistrimi i popullsisë.
10. Me qytet të zymtë pa asnjë zbukurim të mundshëm për fundvit.
Nejse, ndryshimi tjetër është edhe era e shtetit, pa ua potencuar se ç’erë mbajnë këta që pa legjitimitet na përfaqësojnë në Qeveri. Erën e tyre do ta nuhasni sapo t’i takoni… 😉

Related Articles

Back to top button
Close
Close