
Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Liridon Disha përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar se edhe për kundës obstrukcioneve nga ana e kryetarit të komunës ndaj gjimnazit të Tetovës, kjo shkollë nga sot sërish do të ketë energji elektrike dhe kjo falë angazhimit të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqirit, shkruan Top24
“Edhe pas obstruksioneve të shumëta nga Kryetari i Komunës së Tetovës ndaj Gjimnazit “Kiril Pejqinoviq” në Tetovë, sot Ministri i Arsimit Z. Jeton Shaqiri arriti që ta zgjidh çështjen e çkyqjes së rrjetit elektrik nga Gjimnazi i Tetovës për shkak të mospaguajtjes së fakturave.
Tua rikojtojmë se Kryetari i Komunës, Bilall Kasami e mbajti peng Gjimnazin e Tetovës për muaj me rradhë duke mos e kryer detyrimin e tij ligjor që t’ia lëshojë bllokdotacionet (buxhetin që vjen nga Ministria e Financave) Gjimnazit të Tetovës.
Bilall Kasami pengon, ne i zgjidhim të gjitha çështjet!” shkruan Disha.



