
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për rtv21.tv e ka konfirmuar zjarrin në rrugën Ibtahim Rugova në Lipjan.
Mësohet se bëhet fjalë për depon qëndrore e rrjetit të supermarketeve ”Kipper”.
Ahmeti ka treguar se bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale.
”Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Ibtahim Rugova në Lipjan. Menjëher në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale”, tha Ahmeti.



