BotaKurioziteteLajme

Digat që u shkatërruan dhe morën mijëra jetë njerëzish në Libi, janë ndërtuar nga ish-sistemi jugosllav

Dy digat në qytetin Darna në lindje të Libisë, që shemben shkaktuan përmbytjen e vendit me mijëra viktima, e ato ishin ndërtuar nga kompanitë e ish-Jugosllavisë.

Qyteti Darna në të kaluarën shpesh është ballafaquar me përmbytje dhe për këtë qeveria vendosi të ndërtojë digat për t’u mbrojtur.

Përmbytjet e mëdha dëmtuan qytetin në vitet 1941, 1959 dhe 1968 e ato në të 50-at janë më shkatërrueset.

Në të 60-at filloi studimi që propozonte ndërtimin e digave, zbatimi i të cilave filloi shumë shpejt. Përmbytjet e vitit 1986 u tejkaluan nga digat e reja dhe uji nuk arriti në qytet.

Diga e sipërme kishte kapacitet prej 1.5 milionë kub libër ujë, derisa tjera deri në 22 milionë. Dikur kompania e ish-Jugosllavisë, sot e Serbisë, Hidroteknika-Hidroenergjetika në ueb-faqen e saj thekson se nga viti 1973 deri më 1977 ka ndërtuar dy digat dhe një sërë objektesh siç janë tunelet dhe stacionet e rezervuarve në rajonin e Darnas.

Nënkryetari i komunës së Darnas pranoi se digat nuk ishin mirëmbajtur që nga viti 2002. Zemërimi i publikut u nxit nga pretendimet në rrjetet sociale se fondet e destinuara për mirëmbajtjen e digës janë devijuar për qëllime të tjera.

Eksperti i digave Muhammad Ahmad kritikoi në mediat libiane “kaosin e sigurisë dhe ngadalësinë e autoriteteve libiane” në lidhje me masat e sigurisë.

Sipas ekspertëve, skenari më i mundshëm i shpërthimit të digës është shembja graduale fillimisht e digës së sipërme dhe më pas të poshtme.

Reshjet ekstreme të shiut dhe mënyra se si u ndërtua diga kontribuan në fatkeqësi. Digat libiane janë bërë nga materiale të disponueshme në rajon – balta dhe gurë. /Telegrafi/

Related Articles

Back to top button
Close
Close