LajmeMaqedoniTopLajm

“Diazepam” në vend të bukës, dje gjatë ditës janë shitur 15,700 kuti

Mjeku Nenad Llazarov dje pasdite publikoi një të dhënë rreth dhënies së barnave “Diazepam” nga barnatoret në Maqedoni, duke theksuar se deri në ora 11 para dite, ishin shitur 6200 kuti.

Kjo statistikë shqetësoi tejmase opinionin lidhur me atë se çfarë po ndodhë me popullin, respektivisht, çfarë brengash kanë që po blejnë kaq shumë diazepam. Është çështja me krizën finansiare, apo pasoja nga pandemia?

Por, siç përsëri publikoi Nenad Llazarov, mjek, deri në fund të ditës qenkan shitur 15,700 kuti “Diazepam”.

Ai para disa muajve pati njoftuar se gjatë vitit 2020 ishin shitur 1,310,000 receta për diazepam, rreth 300,000 më tepër se në vitin 2015.

Diazepami ka veprim qetësues dhe përdoret për mjekim të spektrit të gjerë të sëmundjeve dhe gjendjeve të pasuara me frikë, shqetësim, mbingarkesë, pagjumësi, sulme ët panikës si dhe ngërçe muskulore. Diazepami ka fillim të shpejtë, shkallë të lartë të efikasitetit dhe veprim afatgjatë në krahasim me disa lloje tjera barnash të cilat përdoren për trajtim të sulmeve epileptike akute dhe sulme nga panika.

Related Articles

Back to top button
Close
Close