
Mimoza Kusari-Lila, e cila është zgjedhur kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë sot dialogu duhet të rinisi dhe Kosova duhet të ketë parime të qarta për këtë çështje.
Kusari shtoi me tej se për dialogun me Serbinë duhet një unitet brenda spektrit politik në vend.
“Ky është një proces që ka filluar shumë që një kohë shumë të gjatë, por që definitivisht duhet të ketë një rifillim me parime të vendosura qartë dhe me unitet brenda spektrit politik të Kosovës. Është kompetencë e Qeverisë së Kosovës, prandaj edhe së shpejti pritet që Qeveria ta prezantojë qëndrimin e saj në raport me dialogun.
Ne në Kuvendin e Kosovës mbesim të përkushtuar që në çështjet e dialogut, dhe jo vetëm, si shumicë të ngrisim grupet punuese dhe të kemi një kompromis. Një mori temash që kanë mbetur nga legjislatura në legjislaturë nuk kanë arritur të përmbyllen apo as të fillojnë të trajtohen”, tha kryetarja e grupit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo shtoi se qeveria dhe opozita duhet të bashkëpunojnë, pasi dialogu me Serbinë është një çështje me rëndësi kombëtare./tvklan.al



