
Në orën 01:00 pas mesnate, policia në Veles ka arrestuar personin me iniciale B.O. (21) nga Çashka, pasi dyshohet se pa pëlqimin e saj e ka futur në automjet ish-të dashurën e tij 17-vjeçare.
Sipas denoncimit të dëshmitarëve, i riu e ka futur vajzën në një automjet „Volkswagen Golf“ me targa të Velesit dhe është larguar. Pas një kohe të shkurtër, policët kanë ndaluar automjetin dhe e kanë shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor.
Për rastin është njoftuar prokurori publik. Nga Ministria e Puneve te Brendshme (MPB) bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim përkatës.



