LajmeSport

Dëshmia tronditëse e tenistet franceze: Trajneri më përdhunonte tre herë në ditë, mendoja se kisha SIDA

Ish-tenistja Angelique Cauchy ka zbuluar se është përdhunuar pothuajse 400 herë nga Andrew Gueddes, ish-trajneri i saj.

“Kam menduar shumë herë të vras ​​veten”, tha ajo në dëshminë e saj në gjykatë.

“Më përdhunonte tri herë në ditë. Natën e parë më kërkoi të shkoja në dhomën e tij dhe unë nuk e bëra, më pas ai erdhi në timen. Ishte më keq. Isha në burg, nuk dilja dot kur të doja”.

Ajo më tej zbuloi se kryetari i klubit të tenisit mbrojti Gueddes për shkak të fitimit të titujve për klubin.

“Në botën e tenisit dihej se sjellja e tij me vajzat e reja nuk ishte e drejtë”, shtoi Cauchy.

Gueddes u dënua me 18 vjet burg në vitin 2021 për përdhunimin dhe abuzimin seksual të katër vajzave nga mosha 12 deri në 17 vjeç. Nga makthi që jetoi, Cauchy kujton saktësisht se sa hapa ndanin dhomat e tyre, duke thënë se ishin 13 hapat e terrorit. Si një formë shantazhi emocional, Gueddes i kishte thënë asaj se kishte SIDA, duke e frikësuar dhe duke menduar se ajo ishte prekur nga kjo sëmundje që kur ishte fëmijë.

“Kam jetuar midis moshës 13 dhe 18 vjeç duke besuar se kam pasur SIDA,” tha ajo.

Related Articles

Back to top button
Close
Close