LajmeMaqedoniTopLajm

Deri në 5 vjet burg për shqiptarin që i vuri flakën flamurit maqedonas në Shkup, ndërsa maqedonasit vazhdojnë edhe sonte me djegien e flamurit kombëtarë

Në lidhje me shkatërrimin e flamurit maqedonas në qendrën e qytetit mbrëmë, Prokuroria informoi se është hapur procedurë penale ndaj tre të rriturve për shkaktimin e urrejtjes, përçarjes ose intolerancës mbi baza kombëtare, racore, fetare dhe diskriminuese, ndërsa ndaj një të mituri do të ndiqet procedura e rregullt sipas Ligjit për drejtësinë e fëmijëve.

„Të dyshuarit më 28.11.2024 rreth orës 20:00 deri në 23:00 në bulevardin ‘Krste Misirkov’ në Shkup, pas përfundimit të një manifestimi në sheshin Skënderbej për nder të festës së flamurit shqiptar, duke shprehur përbuzje ndaj simboleve kombëtare, përkatësisht duke i vënë flakën, shkatërruar dhe shqyer flamurin shtetëror, kanë shkaktuar urrejtje, përçarje dhe intolerancë mbi baza etnike“, thuhet në njoftim.

Vënia e flakës në flamurin shtetëror është një vepër e rëndë penale në shumicën e vendeve, përfshirë Maqedoninë. Sipas Kodit Penal të Maqedonisë, për këtë vepër penale parashikohet dënim me burg deri në pesë vjet.

Por siç po shihet këto ligje nuk vlejnë për palën maqedonase pasiqë nga mbrëmë edhe sonte kanë vazhduar ta djegin flamurin kombëtarë dhe deri më tani nuk ka ende asnjë të arestuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close