MaqedoniTopLajm

Deri më tani kundër Covid-19 janë vaksinuar 104 mijë qytetarë

Në të gjithë Maqedoninë e Veriut deri më tani, me vaksinën anti-Covid-19 janë vaksinuar afërsisht 104 mijë qytetarë, nga të cilët rreth 24 mijë prej tyre tashmë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës kundër virusit korona. Këtë informacion e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton TV21.

“Si do të vijnë vaksinat do t’i shpërndajmë në të gjitha qytetetët që sa më shumë qytetarë të vaksinohen. Afërsisht 104 mijë qytetarë janë vaksinuar, nga të cilët rreth 24 mijë janë rivaksinuar. Mendoj se kemi dinamikë të mirë”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe edhe një herë apeloi deri te të gjithë qytetarët që të vaksinohen, pasi që vetëm nëpërmjet vaksinimit mund ta mposhtim pandeminë me Covid-19./TV21

Related Articles

Back to top button
Close
Close