
Prej sot deri më 25 korrik vazhdon faza portikalli në tërë Maqedoninë e Veriut. Për atë shkak Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Qeveria informojnë se vazhdojnë të vlejnë rekomandimet për ulje të rreziqeve nga temperaturat e larta.
Siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, rekomandohet lirim nga prania fizike në vendin e punës për grupet më të ndjeshme të popullatës, siç janë gratë shtatzëna dhe personat e moshës mbi 60 vjeç, me oragnizim të punës onlajn, atje ku procesi teknik-teknologjik e mundëson atë.
Në ambientet e kujdesit për fëmijët (kopshtet), nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë në mes të orës 11:00 dhe 17:00.
Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetëm, të moshuar, të dobët dhe të pastrehët. Top24



