LajmeMaqedoniTopLajm

Deralla: Gjashtë orët e para kryesisht të qeta, incidente kishte në Llaskarcë, Shkup Veri dhe Sh.Nikollë

Gjashtë orët e para të ditës zgjedhore po kalojnë qetë, pa incidente të veçanta apo probleme më të mëdha në votim. Qytetarët vërehet se po dalin në zgjedhje. Jehona është mjaft solide, tha sot në konferencë për shtyp kryetari i organizatës joqeveritare CIVIL Xhabir Deralla.

Janë vërejtur, thotë parregullsi më të vogla në të gjithë shtetin. Deralla informon se në vendvotimin 2920 në SHF “Petar Zdravkovski – Penko” në Shkup, këshilli zgjedhor, siç tha, edhe pas disa lutjeve megjithatë vazhdon me raport arrogant dhe të pacipë ndaj vëzhguesve tanë. Bëri të ditur se për këtë e kanë njoftuar Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) dhe bëri thirrje që këshillat zgjedhorë të sillen konform ligjit.

Sipas CIVIL-it, janë evidentuar parregullsi edhe në dy vendvotime në Sveti Nikollë për presion mbi vlzhguesit. Në vendvotimin 1947 fotografia e një votuesi nuk ka qenë në ekstraktin e listës zgjedhore për këtë shkak nuk i është lejuar të votojë. Në fshatin Llaskarcë, Komuna e Sarajit në vendvotimin 2447-1 anëtarë të e kanë mbyllur vendvotimin pas raportit për mospërputhje të listës zgjedhore. Sipas raportit në terren, vendvotimi ka ndërprerë punën rreth 30 minuta, ndërsa pasi e kanë kontrolluar listën zgjedhore është konstatuar se nuk ka parregullsi. Jozyrtarisht, siç tha, problemi ka ndodhur për shkak të ryshfetit të votuesve.

Nga ana e CIVIL-it janë vërejtur grupime të më tepër personave para dy vendvotimeve në Komunën e Velesit. Në vendvotimin në fshatin Jurumleri, Komuna e Gazi Babës disa votues kanë marrë stilolapsa nga shtëpia, por Këshilli Zgjedhor nuk i ka lejuar të votojnë me to. Në vendvotimin 093-1 në BL “Dimitar Vllahov” në Manastir, një votues në karrocë për invalidë nuk ka mundur të votojë për shkak se vendvotimi ka qenë në katin e parë të institucionit, ndërsa nuk ka rampë për qasje. Deralla bëri apel të respektohen ligjet dhe standardet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close