
Sadulla Duraku, deputet nga Fronti Europian, ka reaguar pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani. E pas reagimit të tij, një gazetare maqedonase ka kërkuar nga ai që reagimin ta thotë edhe në maqedonishtë, por ai ka refuzuar duke i thënë: “Keni përkthyes mund ta përktheni, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare”.
Ndërsa, ky ka qenë reagimi i Sadulla Durakut:
“Kjo qeveri që është tani, që fatkeqësisht e luan lojën e të tjerëve dhe bëhet mashë e të tjerëve dhe mashë e Serbisë dhe me keqardhje i zbatojnë disa gjëra që kanë mundur të kalohen me elegancë dhe ushtarët e UÇK-së të lëvizin lirshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në qeverinë e re ka ministër që është përkrahës i Putinit dhe ministër që nuk pranon Kosovën”.



