
Koordinatorja e grupit parlamentarë të Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari së bashku me deputetët tjerë në ambientet e Kuvendit të Republikës Maqedonisë së Veriut, u realizua një takim ndërmjet të rinjve të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe deputetëve të Grupit Parlamentar të BDI-së, shkruan Top24
“Ky takim shërbeu si një hap i rëndësishëm në forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet rinisë dhe përfaqësuesve institucionalë, me fokus në adresimin e çështjeve që prekin drejtpërdrejt të rinjtë dhe të ardhmen e tyre. Rinia jonë dëshmoi edhe një herë se është e organizuar, e vetëdijshme dhe e gatshme të kontribuojë në proceset vendimmarrëse. Së bashku për një të ardhme më të drejtë, më europiane dhe më përfaqësuese!” thuhet nga BDI.



