LajmeRajon

Delegacioni shtetëror-fetar vizitë në Romë! Siljanovska-Davkova: Pa shkrim e lexim nuk mund të shprehni as mendimet

Delegacioni shtetëror-fetar i udhëhequr nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me rastin e Ditës së Vëllezërve Shën Kirili dhe Metodi është për vizitë në Romë dhe Vatikan. Delegacioni vendosi kurorë me lule para pllakës përkujtimore në gjuhën maqedonase në bazilikën “Santa Maria Maggiore”, në nder të veprës së vëllezëve Kirili dhe Metodi.

“Është e fuqishme dhe frymëzuese të lexosh në gjuhën maqedonase, krahas gjuhëve të tjera sllave, se i bëjnë nderim babait shpirtëror të të gjithë sllavëve, pa të cilin do ta kishim shumë të vështirë të ndriçoheshim sepse ai është bartës dhe përkrahës i shkrimit dhe pa shkrim nuk mund të shprehni as mendimet tuaja. Ky grup i vogël i përzgjedhur, kjo familje fetare e shoqëruar me shumë bashkatdhetarë, e forcon edhe më shumë besimin në të mirën, në paqen dhe në unitetin për të cilin bën thirrje edhe Papa i ri, Leo XIV”, tha Gordana Siljanovska Davkova.

Related Articles

Back to top button
Close
Close