
Pas shqetësimeve rreth pandemisë me COVID-19, Komisioni për Debatet Presidenciale në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar se debati i dytë presidencial mes Donald Trumpit dhe Joe Bidenit do të zhvillohet virtualisht.
Kalimi në një format virtual vjen derisa presidenti Trump vazhdon trajtimin për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë.
Mjeku i Trumpit Dr.Conley tha se për 24 orët e fundit, Trumpi nuk ka shfaqur asnjë simptomë.
Debati i dytë midis kandidatëve rivalë presidencialë është planifikuar të enjten e ardhshme.
Përballja e ardhshme do të jetë një ngjarje e përbashkët porse të dy kandidatët pritet të marrin pjesë në debat prej vendeve të ndryshme.
Debati i dytë mbahet më 15 tetor në Miami, Florida.