LajmeMaqedoni

Edhe pas dy javësh, mot i ngjashëm sikurse dje! Një ditë para dhe pas – reshje shiu

Pas dy javësh, më 8 maj duhet të mbahen raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Një nga faktorët që përcakton edhe jehonën e votuesve, është edhe moti.

Shumica e politikanëve, si të shumicës edhe të opozitës, ditën e djeshme e karakterizuan “si pas shiut, lind dielli”. Duket se e njëjta do të jetë edhe pas dy javësh – më 8 maj.

Sipas sinoptikëve, më 8 maj temperaturat do të jenë në interval prej 7 deri në 19 gradë Celsius. Dita do të karakterizohet me diell.

Ky mot do të pasojë pas një dite me reshje shiu, por megjithatë me temperatura deri në 24 gradë Celsius. Shi pritet edhe më 9 maj, një ditë pas, me temperatura deri në 20 gradë Celsius. Burimi: AcuWeather

Related Articles

Back to top button
Close
Close